Advertisement
Advertisement
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Vlorë, bëjnë me dije burime për mediat.
Një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë e përplasjes së fortë me murin, drejtuesi ka mbetur i bllokuar brenda.
Është njoftuar policia dhe ambulanca, pasi gjendja e tij shëndetësore konstatohet e rëndë. Po punohet për nxjerrjen e tij nga mjeti i dëmtuar.