940 hektarë tokë nën ujë, Bashkia bën bilancin e përmbytjeve në Shkodër: Duhet ushqim për gjënë e gjallë

Advertisement

Pas më shumë se 1 muaji nën ujë, tashmë në Shkodër kanë mbetur 940 hektarë tokë të përmbytura.

Bashkia e Shkodrës në bilancin e ditës së sotme, kërkon ndërhyrje nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, që të ndërhyjë për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.se

Gjithashtu theksohet se Nj.A , Ana e Malit, Dajçi dhe Rrethina kanë nevojë për mbështetje me bazë ushqimore me një sasi rreth 300 ton për gjënë e gjallë.

Raporti:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, datë 24.02.2021

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 24.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 940 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 250 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 665 Ha
  3. Grurë 10 Ha
  4. Bimë Dekorative 13 Ha
  5. Pemtore 2 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 350 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

  • Tokë e pakultivuar 70 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 270 Ha
  • Grurë 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha
  • Bimë dekorative 3 Ha

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 330 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 80 Ha
  • Advertisement
  • Foragjere të dyta, jonxhe 235 Ha
  • Grurë 5 Ha
  • Bimë dekorative 10Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 100 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 160 Ha

-Në mbështetje të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 125, date 17.02.2021 “Për ngritjen e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet për periudhën Janar-Shkurt 2021”, po evidentohen dëmet në zonat ku kemi tërheqje të ujit.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 300 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA.

Advertisement
169
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com