67-vjeçari në Pogradec humb jetën pasi rrëshqiti në tualet

Advertisement

Një 67-vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Pogradecit.

Faredin Hoxhalli është gjetur pa jetë nga familjarët e tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka rrëshqitur në tualet dhe ka rënë në dysheme, ç’ka mendohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Ambulanca ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të qytetit, ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement
Advertisement
379
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com