6 orë të humbur në pyllin e Llogarasë! Policia gjen çiftin francez

Advertisement

Gjenden pas 6 orësh kërkime, shëndoshë e mirë çifti francez që kishin humbur rrugën teksa kishin dalë për shëtitje në shtigjet e Llogorasë për në malin e Karaburunit.

Mësohet se të dy janë gjetur pranë gjirit të Gramës pas asnjë problem shëndetësor pavarësisht se kanë ndenjur për disa orë pa ujë dhe pa ushqim. Policia i ka shoqëruar më pas në hotelin ku po qëndronin, ku edhe janë akomoduar të sigurtë.

Për gjetjen e shpëtimin e tyre u nisën dy grupe policësh si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone, ndërsa nuk kanë munguar edhe kontrollet nga ajri me dron.  Nuk është e para herë që të huaj humbin rrugën nëpër shtigjet e Karaburunit duke rrezikuar dhe jetën nga kafshët e egra.

Advertisement
Advertisement
314
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com