“50% e rasteve me Covid-19 nga udhëtimet në Ballkan”, Rama përplaset me ministrin gjerman: Deklaratë skandal..

Advertisement

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është përplasur në distancë me ministrin gjerman të Shëndetësisë, pas një deklarate të këtij të fundit.

Jens Spahn tha për BILD se vitin e kaluar rreth 50% e rasteve të reja në Gjermani erdhën si pasojë e udhëtimeve në Ballkan e Turqi, dhe këtë vit duhet parandaluar.

Ndërkohë Rama ka reaguar po për BILD ndaj Spahn duke e cilësuar si një skandal që ministri gjerman ka denoncuar publikisht Ballkanin.

“Skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit me një sfond migrimi. Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, nuk ka shifra për ta provuar këtë. Një ministër gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi stereotipike kundër Ballkanit në mënyrë që të mbrojë një rekord tdukshëm të keq”, tha Rama.

Advertisement
Advertisement
203
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com