Advertisement
Pas provimit të gjuhës së huaj, rreth 34 mijë maturantë ditën e sotme pritet të zhvillojnë provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë.
Provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe pritet të mbarojë në 12:30.
Advertisement
Njëjtë si në provimin e parë, maturantët do të respektojnë masat e distancimit social dhe do të jenë të pajisur me maskë, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Advertisement