31 gushti Vija e Kuqe/ Talebanët paralajmërojnë Joe Biden: Po kaloi afati do ketë pasoja…

Advertisement

Pas ultimatumit të Presidentit Joe Biden se 31 gushti do ishte afati i fundit për evakuime, ka ardhur dhe reagimi i zëdhënësit të talebanëve, Suhail Shaheen i cili theksoi se kjo është vijë e kuqe që duhet respektuar pasi në të kundërt do të ketë pasoja për SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Në fakt talebanët kërkojnë që me hyrjen e shtatorit të mos ketë më asnjë forcë perëndimore në Afganistan.

Gjithsesi Biden e pranoi se po bisedon me talebanët për zgjatje të afatit, por ai shpreson se nuk do të duhet diçka e tillë. Ndërkohë në aeroportin e Kabulit situata nuk është aspak e qetë teksa pas një sulmi të papritur sot në portën veriore u vra me armë zjarri një roje afgan dhe u plagosën tre të tjerë.

Advertisement
Advertisement
362
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com