100 milionë në llogari bankare/ Komisionerja Genta Bungo “lundron” në pasuri

Advertisement

Komisionerja Genta Bungo rezulton se ka një llogari bankare në vlerën 100 milionë lekë (të vjetra) në një prej bankave të nivelit të dytë. Bungo dhe bashkëshorti i saj që ka ndërruar jetë tre vite më parë e kanë hapur  sëbashku këtë llogari.

Në dokumentat e llogarisë bankare, Genta Bungo ka deklaruar se kjo shumë është krijuar nga të ardhurat e dy bashkëshortëve ndër vite.

Nga dokumentat zyrtare, rezulton se Genta Bungo, në vitin 2013, ka krijuar një zyrë përmbarimore, së bashku me një person tjetër, në cilësinë e ortakut me 50% të kapitalit.

Genta Bungo ka qenë për një periudhë kohe edhe administratore e zyrës përmbarimore. Në korrik 2017, pra 4 vjet pas krijimit të Zyrës Përmbarimore, ajo jep dorëheqjen si administratore dhe shet kuotat e kapitalit, pasi u zgjodh nga Parlamenti i Shqipërisë në postin e komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Advertisement

Ndërsa bashkëshorti i saj, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në nëntor 2018, ka qenë specialist në Drejtorinë e Transportit Rrugor, ku paga e një specialist lë shumë për të dëshiruar.

Atëherë si shpjegohet llogaria e majme e komisioneres së Vettingut. Transparenca e pasurive, sipozohet të jetë një ndër kushteve themoelore ama komisoneret e Vettingut vazhdimisht tregojnë se nuk e mertiojnë postin që kanë, pa aftësi të larta profesionale dhe më kryesorja pa integritet personal.

Advertisement
249
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com