1 i vrarë dhe 2 të plagosur për tokën në Lushnjë, kushëriri qëllon për vdekje kushëririn

Advertisement

Një i vrarër dhe dy të plagosur. Ky është bilanci i një sherri për tokën mes kushërinjve në Lushnjë, në fshatin Grunjas. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Romeo Hasalla.

Ky i fundit është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga kushëriri i tij Kastriot Hasalla. Ngjarja e rëndë ka tronditur fshatin Grunjas në Lushnjë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj, si dhe ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes.

Advertisement

Gjithashtu, nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur dhe dy të afërm të tjerë të Kastriot Hasallës, kushërinjtë Sahip dhe Laert Hasalla.

Advertisement
219
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com