Zhytur në llum dhe mashtrime/ Komisioneri Roland Ilia ktheu KPK-në dritare korrupsionit

Advertisement

Kur vetting filloi të marrë formë në Shqipëri dhe lindi shpresa se institucionet do të  pastroheshin nga të inkriminuarit, të korruptuarit dhe të paaftët, filluam të besojmë se ky vend do të bëhet.

Reforma në drejtësi na zhgënjeu. Edhe pse ka vite që reforma në drejtësi ka nisur, duket se po hasen çdo ditë problematika dhe se drejtësia ka pësuar një ngërç.

Burime të sigurta për infront.org tregojnë se komisioner i Vettingut, Roland Ilia ka përfituar një bursë ekselence nga Ministria e Arsimit për 5 vite për studime në Gjermani. Pikërisht këtu ndodh edhe habia.  Normalisht se kusht për mbarëvajtjen e bursës është që të përfundonte studimet dhe të mbronte doktoraturën në shtetin gjerman.

Ama figuron që komsioneri Roland Ilia nuk ka doktoraturë të mbrojtur në Gjermani gjë e cila do të thotë që ky individ ka abuzuar me fondin e ekselencës të dhënë nga shteti.

Advertisement

Nga viti 2001 deri në 2002 ka kryer studimet master në Universitetin e Kolnit në Gjermani por nuk ka asnjë dokument që e konfirmon këtë gjë.

Abuzimi me taksat e qytetarëve tashmë është fakt. Këtij komisioneri pavarësisht me mashtrime arriti të fitonte postin në KPK duket se ka një mbështetje të madhe nga kokat e krimit falë “marrëveshjes” për të denigruar Procesin e Vettingut.

Advertisement
308