Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ tregon kur mbyllet rinumërimi i votave

Advertisement

Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi ka deklaruar se po vijon rregullisht procesi i rinumërimit të votave, duke shtuar se ky proces pritet të mbyllet deri ditën e premte.

Elezi në një konferencë për mediet u shpreh se gjatë javës së ardhshme, KQZ mund të dalë me shpalljen e një rezulati zyrtar.

“Procesi i rinumrimit të vendvotimit po shkon sipas dinamikës që e kemi parë, janë 28 tavolina ku po zhvillohet procesi i rinumrimit dhe besojmë që procesi do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje. Gjatë fillimit të javës së ardhshme besoj që KQZ mund të dalë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

Advertisement
Advertisement
103