Zgjedhjet e parakohshme, regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të nisë më 13 Janar.

Advertisement

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 14 Shkurt. Ndërkohë që KQZ bën të ditur se kur fillon aplikimi për regjistrimin e votuesve që nuk jetojnë në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregon për KosovaPress se periudha e aplikimit për t’u regjistruar votuesit jashtë Kosovës është nga 13 deri më 21 Janar. “Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 13 Janar dhe do të përmbyllet më 21 Janar, në orën 18:00”, tregon Elezi. Ndërsa ai shton se të gjitha informacionet do të publikohen në web faqen e KQZ-së.

“Të gjitha informacionet e detajuara dhe formularët do të publikohen së shpejti në Web faqen e KQZ-së”, potencoi ai. Kujtojmë që buxheti për zgjedhjet e 14 Shkurtit do të jetë 5 milionë e 650 mijë euro.
Ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 3 Shkurt dhe do të zgjasë dhjetë ditë. Kurse në mbledhjen e së premtes KQZ ka kërkuar nga Agjencia për Regjistrim Civil që personat me dokumente të UNMIK-ut të largohen nga lista e votuesve, meqë dokumente të tilla nuk janë të vlefshme që prej vitit 2013-të. Gjatë kësaj mbledhje, u aprovua rekomandimi i Këshillit Operacional për të hequr nga lista rreth 11 mijë persona nga listat e votuesve. Cituar nga: “Balkanweb”

Advertisement
Advertisement
224