Zgjedhjet e 25 prillit/ OSBE: Jemi të paanshëm, nuk na intereson rezultati

Advertisement

Misioni i ODIHR me drejtuese ambasadoren Ursula Gacek, për zgjedhjet e 25 prillit këtë të premte në një konferencë për mediat ka bërë një përmbledhje në lidhje me misionin e tyre në Tiranë.

Gacek është shprehur se misioni i ODIHR ka për qëllim që të shikojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe jo të japë opinion apo ndërhyjë në çështje politike të shqiptarëve.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në terren do të jenë 24 vëzhgues  të cilët do të ndjekin nga afër mënyrën se si do të zhvillohet procesi zgjedhor dhe në Shqipëri ato do të qëndrojnë deri më 17 maj.

“Do të kemi shumë gjëra për të parë dhe për votuesit do të ketë sfida të reja dhe do të shikojmë shumë aspekte dhe do të shikojmë sesa do të jenë në gjendje votuesit që të bashkëpunojnë me këtë proces. Të gjithë standardet që do të aplikohen në Shqipëri aplikohen dhe në vendet e tjera ndërkombëtare. Si një skuadër ndërkombëtare jemi të paanshëm dhe në mënyrë strikte. Kemi përfaqësues nga Polonia, Gjermania, Rusia, Britania, Gjermania. Jemi shumë kohë para zgjedhjeve dhe kemi vëzhguar situatën por patjetër që vëzhgimi i zgjedhjeve është edhe më i gjerë. Do të shikojmë se si do të zhvillohet fushata dhe elementët të tjerë. Do të kemi edhe vëzhgues nga media. Ditën e zgjedhjeve do të jemi shumë të kujdesshëm dhe do të shikojmë çdo gjë me vëmendje.

Advertisement

Këtu jemi thjesht vëzhgues për të dhënë mendimin tonë dhe jo për të dhënë opinion tonë në lidhje me rezultatin politik”, ka thënë ajo.

Advertisement
137