Zgjedhjet e 25 Prillit/ Lojrat politike që fshihen pas listave zgjedhore

Advertisement

Mesa duket lufta e hapur mes partive politike sapo ka nisur. Janë prezantuar listat e kandidatëve për deputetë si të PS edhe PD-s. Ajo cfarë vihet re janë ndryshimet në dukje rrënjësore dhe prurjet e reja si dhe përjashtimi nga kandidimi i disa prej figurave më të spikatura politike. PS synon mandatin e tretë të qeverisjes, kurse PD ardhjen në pushtet pas 8 vitesh në opozitë.

Rreth  21% e emrave në listën e deputetëve të PS janë prurje e re dhe për më tepër në lista nuk janë përfshirë 35 personalitete të njohura politike të PS. Kurse Partia Demokratike ka  lënë jashtë konkurrimit rreth 11 figura të njohura politike të demokratëve, ndër to edhe politikanë historikë të PD, si Genc Pollo.

Ish-kryetari dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha, do të marrë pjesë për të tetën herë në 30 vite, edhe në konkurrimin e 25 prillit. Ai është i pesti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, ku në krye është Lulzim Basha, kryetari i PD.

Advertisement

Ndryshimet në Kodin Elektoral, të kryera në kuadër të reformës zgjedhore u japin shanse për të fituar edhe atyre që janë vendosur në pjesën e fundit, të pasigurtë të listës së PS. Nëse këta kandidatë ia dalin mbanë të marrin si individë mbi 10 mijë vota apo kur votat e marra prej tyre janë më të shumta se ato të kandidatëvë në “zonën e sigurtë”, pra  në krye të listave, për ta ka shpresa të jenë në parlamentin e ri. Fakti që në pjesën dërrmuese në krye të listave janë emra të panjohur për elektoratin e bën më të lehtë fitoren e figurave të njohura të PS që janë vënë në fund të listës.

Advertisement
166