Zgjatet ora policore, diskot mbeten të mbyllura/ grumbullimet lejohen deri në 50 persona…

Advertisement

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar pajk më parë masat e reja anti-Covid, në pbazë të përmirësimit të situatë epidemiologjike në vend. Këto masa të reja do të hyjnë në fuqi në 1 qershor.

Masat e reja nga data 1 qershor 2021:

– Hiqet detyrimi për mbajtjen e masakës në ambiente të hapura
– Maska e detyrueshme ne ambiente të mbyllura dhe transportin publik
– Rekomandohet mbajtja e saj në vende ku ka grumbullime
– Ora policore zgjatet me 1 orë, nga ora 22.00 në orën 23.00
– Diskot mbeten të mbyllura
– Muzika e ndaluar pas orës 22.00
– Lejohen grumbullimet nga 10 persona që ishte, në 50 persona, por duke respektuar masat

Advertisement

Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi dhe disa masa të reja që do të merren nga data 1 korrik nëse situata vazhdon të jetë në përmirësim. Një lajm i mirë për tifozët, do të lejohet rikthimi i tyre në stadiume.

Masat e reja anti-covid nga data 1 korrik 2021 (*nëse situata përmirësohet)

– Ora policore nga ora 23.00 shkon në orën 24.00 deri në 06.00 të mëngjesit
– Lejohet prania e tifozëve në stadiume, në 30% të kapaciteteve, duke respektuar masat
– Muzika nuk ndryshon, mbetet e ndaluar pas orës 22.00
– Diskot mbeten të mbyllura

Advertisement
129
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com