Zero që rriten në mënyrë të frikshme në llogarinë e komisioneres Genta Tafa Bungo

Advertisement

Në periudhën 1993-1996, Genta Tafa (Bungo) ka punuar si juriste në Drejtorinë Juridike dhe Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga shkurti 1996 deri në shtator 2003 ka punuar si pedagoge e brendshme në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ndërsa në periudhën shtator 2003 – dhjetor 2006 ka punuar në MPVD, në fillim si përgjegjëse e sektorit juridik e më pas si Drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Nga viti 2008 deri në 2012 është angazhuar si pedagoge e brendshme pranë një Universiteti privat dhe që nga nga viti 2012 ka ushtruar aktivitetin e saj në fushën e përmbarimit gjyqësor privat.

Sipas deklarimeve të saj, Genta Tafa Bungo nuk I rrit dot zerot në llogarinë e saj me punët që ka, prandaj ajo cilësohet si më e korruptuara në procesin e reformës në drejtësi. Llogaria e saj bankare është rritur në mënyrë të frikshme dhe sigurisht që Genta nuk jep llogari. Në bazë të informatave që kanë ardhur pranë portalit infront. Org Genta Bungo ka arritur të krijoj një pasuri marramendëse me anë të korrupsionit për favore brenda dyerve të KPK-së.

Advertisement

Pa pikë mëshire la të shoqin të dergjet akoma pa u futur në varr dhe u nis për në KPK për të mbyllur pazaret me gjykatesit e korruptuar.

Komisioneres i është rritur goxha numrat në llogarinë e saj bankare, ndër të cilat edhe një depozitë bankare me gjendje 10 000 000 Lekë. Edhe nuk mbaron me kaq, ama komisionerja sypatrembur vazhdon rrugen e qetë drejt krimit, pa i interesuar asgje, as ligji për të cilin është shkolluar.

Advertisement
136