Zbulohen shkeljet e komisionerëve që gjykojnë procesin e Vetting-ut

Advertisement

Reforma në drejtësi ose i ashtëquajturi vetting, solli largimin e disa prej personave më të polemizuar mes radhëve të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Por një reformë e tillë disa largoi dhe disa të tjerë me të kaluar të dyshimtë, futi në zyrat e shtetit dhe drejtësisë shqiptare, duke risjellë debate polemizuese në sistemin e drejtësisë. Teksa procesi i Vettingut po vijon me ritme të ngadalta, zbulohen shkelje dhe për ata që e kalojnë këtë proces. Në ligjin nr. 84 të 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikohen edhe dis kritere për përzgjedhjen e anëtarëve të KPK-së. një nga këto kritere është edhe pastërtia e figurës morale të këtyre komisionerëve, çka do të thotë se CV-ja duhet të jetë e pastër. Por kjo nuk ka ndodhur me anëtarin e Kpk-së Roland Ilia.

Menduam se me reformën në drejtësi do të zhdukeshin gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar  por në fakt të inkriminuarit ishin të parët që u pranuan në vetting. Komisionerja Ilia është akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” parashikuar nga neni 245/1 I Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Advertisement

Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër  nr. 145765125 datë 24.11.2016, deklarohet se ka mbyllur procesin në të cilën Ilia u ka kërkuar studentëve favore  seksuale në këmbim të notës.

Askush nuk merret me gjykimin e komisionerëve të Vettingut, por janë të interesuar t’i kenë aty si ushtarë pasi në këë formë kanë dhe gur edhe arrën në dorë.

Advertisement
217