“Ylberi po fle gjumë”. Nënë e bijë qëllojnë 47-vjeçarin me sëpatë, si reagoi gruaja kur pa policinë te dera e shtëpisë

Advertisement

Ylber Elezi u gjet me shenja në trup, pasi dyshohet se u qëllua nga vajza dhe bashkëshortja e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Klos.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat që vinin nga banesa e kësaj familje, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë, e cila kur ka shkuar në banesë është përballur me rezistencën e të zonjës së shtëpisë për të hyrë brenda.

Punonjësit e policisë mësohet se kanë hyrë nga dritarja dhe kanë konstatuar Ylber Elezin të vdekur.

Mësohet se M. Elezi ka thënë se bashkëshorti i saj ishte në gjumë, ndërsa policia pasi ka hyrë në banesë, ka konstatuar viktimën me plagë në trup dhe në kokë, që duket se i kishin shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.

Advertisement

Nëna dhe vajza e saj 20-vjeçare janë shoqëruar për në komisariat, ku do të merren në pyetje, në mënyrë që të hidhet më shumë dritë rreth ngjarjes.

Advertisement
296