Xhensila Pine 5-kate pa leje por nuk është dakord me apartamentin 99 m2 të gjyqtares Edlira Petri

Advertisement

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ndërtimi i objekteve pa leje është vepër penale e dënueshme. Por mesa duket ata që kanë shuma parash sa të të “thyejnë kokën” nuk është se iu intersojnë shumë ligjet e shtetit. Sipas formularit të deklarimit në ILDKPI, bashkëshorti i komisioneres së vettingut, Xhensila Pine, ka ndërtuar një vilë 5-katëshe pa leje në mes të Tiranës me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2, e cila ka një vlerë shumë të lartë monetare. Në vendimin për gjyqtarin Medi Bici, vetë komisionerja Xhensila Pine shprehet se “në vitin 2008 u bënë amendimet e Kodit Penal, duke parashikuar për herë të parë ndërtimin pa leje, si figurë më vete dhe konkretisht neni 199/a i ligjit nr. 10023, datë 27.11.2008, parashikonte se: “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”

Por, ky nen, duket se nuk e ka prekur Xhensila Pinen e cila së bashku me familjarët e saj ka shkelur Kodin Penal .

Rasti i Xhensila Pines është një prej atyre dëshmive të opinionit publik ku janë fshehur të vërtetat dhe paligjshmëritë e komisionerëve. Por një shprehje thotë: Bëni siç them unë po mos bëni siç bëj unë! Gjyqtarja pranë Gjyktës së Apelit në Tiranë, Edlira Petri, ka vendosur që të blejë një apartament me sip. 99.5 m², në Qerret.

Subjekti deklaron se nuk ka marrë pjesë në asnjë veprim juridik për blerjen e këtij apartamenti dhe se të gjitha veprimet juridike janë kryer nga bashkëshorti përpara martese.

Advertisement

Subjekti sqaron se e ka deklaruar apartamentin për shkak të regjistrimit në ZVRPP të kësaj prone në emër të të dy bashkëshortëve, por vlerëson se e drejta e pronësisë i përket vetëm bashkëshortit, i cili ishte titullar i së drejtës reale mbi ndërtimin e blerë prej tij para martesës.

Si anëtarja e trupit gjykues, Pire, ka votuar kundër vendimit të marrë nga shumica e trupit gjykues, nëpërmjet të cilit është konfirmuar në detyrë subjekti rivlerësimit. Dhe mesa duket apartamenti i saj 5-katësh në qendër të Tiranës është shumë në rregull për aq kohë sa ajo e mat në peshore se ka më shumë burime të ardhurash se Edlira Petri. Sipas institutit të barrës së provës, subjektit të rivlerësimit iu kërkua nga Komisioni, të shpjegonte burimin e ligjshëm të shumës, si burim krijimi për pasurinë e deklaruar në deklaratën “Vetting”, ndërkohë që burimin e të ardhurave të Xhensila Pires vetëm Zoti e di.

Advertisement
464