Vuçiç: Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja çmimin Nobel

Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë të dhënë ka deklaruar se vetëm një Serbi e dobët do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”.

Vuçiç shtoi se nëse ai do të njihte Kosovën do të fitonte çmimin Nobel.

“Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel”- ka thënë Vuçiç.

Presidenti gjatë intervistës theksoi faktin se që kur ai ka ardhur në pushtet ka ndërtuar më shumë shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos.

Sa i përket heqjeve të masave për parandalimin e Covid-19, Vuçiç tha se gjithçka do të ndodhë në momentin e duhur, ndonëse atij po i kërkohet dhe nga vetë kabineti i tij heqja e masave të koronavirusit.

Advertisement

“Sapo të mund të heqim masat, do të heqim. Të gjithë po më kërkojnë të heq masat, përfshirë ministrat dhe deputetët dhe shumë të tjerë nga partia ime. Drejtimi i një vendi nuk do të thotë lajka për njerëzit. Nuk drejtohet shteti me lajka.”- shton ai.

Advertisement
127