Vuçiç: Jam pro kompromisit, por nuk do të nënshkruaj njohjen e Kosovës

Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është pro kompromisit me Kosovën, por si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këtë deklaratë Vuçiç e bëri në mbledhjen e sotme të partisë së tij, raportojnë mediat në Kosovë.

“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.

Ai ka shtuar më tej se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli, lidhur me çështjen e dialogut Prishtinë-Beograd.

Advertisement

Kjo deklaratë e Vuçiçit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.

Advertisement
117
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com