Vuçiç ironizon Kurtin: Flet budallallëqe, po na kërcënojnë me Shqipërinë e Madhe

Advertisement

Në konferencën e tij për media gjatë vizitës së punishtes në stacionin hekurudhor në Zemun presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka sulmuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sulmet e Vuçic lidhen me faktin se kryeministri Kurti ka refuzuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe implementimin e saj që serbët e njohin me termin “Zajednica”

“Jam i kënaqur me reagimin e BE. Ata duhej të reagonin”. Sipas Vucic se nëse Kurti me të vërtetë i mendon ato që i flet  – dialogu s’ka kuptim.

“Sot, kur dëgjojmë idenë se Kosova na njeh dhe se ne e njohim Kosovën. Nuk na duhet ajo njohje. Ju nuk do të shkeleni mbi të kaluarën dhe të ardhmen tonë. Edhe sot, kur ata na kërcënojnë me formimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe thonë se nuk ka Asociacion, ne po themi që nuk jemi aq të dobët sa dikur. Serbia nuk është dhe nuk do të jetë një grusht tërshëre për çdo sorrë të botës së bardhë që dëshiron ta hajë atë”, u shpreh Vuçiç.

Advertisement

Më tej ai shtoi se “do të presim edhe pak e të shohim nëse ai njeri kupton se cilat janë obligimet e Prishtinës. Pa përmbushjen e obligimeve vetëm mund të ëndërroj për budallallëqet që i flet” tha Vuçiç.

Për çështjen e Asociacionit ishte pyetur Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak nga REL që e kishte theksuar obligimin për Asociacionin sipas marrëveshjes së Brukselit mes palëve. Ai shtoi se po pret propozimet për zbatimin e tij.

Advertisement
263