Vrau gruan dhe mashtroi policinë, habit piloti grek: Nuk jam përbindësh…

Advertisement

Babis Anagnostopulos, piloti grek që vrau gruan e tij 20-vjeçare në sy të foshnjes është duke vuajtur dënimin në burgun në Koridhalo. Mediat greke kanë shkruar se gjatë marrjes në pyetje e cila zgjati më shumë se 5 orë, piloti grek rrëfeu me detaje çdo gjë në lidhje me 20-vjeçaren Caroline që nga njohja mes tyre e deri te vrasja.

Por ajo që bie në sy është fakti se i akuzuari kërkoi falje në mënyrë të përsëritur për veprimet e tij, duke deklaruar se ai meriton të ndëshkohet, por ai tha se nuk është “përbindësh” ashtu siç paraqitet nga media. Gjatë marrjes në pyetje, thuhet se ai ka treguar ankth për imazhin që opinioni publik ka krijuar për të.

Advertisement

I pandehuri , gjatë gjithë faljes së tij, këmbënguli se ai nuk e kishte planifikuar paraprakisht krimin dhe se gjithçka ishte bërë për shkak të debatiti që ai kishte atë natë me Caroline. Megjithatë, burime nga gjykatat deklaruan se pretendimet e bëra nga 32-vjeçari paraqesin shumë boshllëqe dhe kontradikta mes njëra-tjetrës.

Advertisement
343
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com