Vrasjet seri në vend/ Detaja nga ngjarja në Vlorë, u qëllua me 30 plumba…

Advertisement

Në harkun kohor të 8 orëve policia e Vlorës ka pyetur afro 10 persona në lidhje me ngjarjen. Përsonat në fjalë janë më së shumti banorë pallati, familjarë të viktimës, persona që mund të kenë djeni me rastin si edhe nëna e 43 vjeçarit.

Nga 10 personat e pyetur 5 prej tyre janë mbajtur më shumë në komisariatin e Vlorës për tu marrë në pyetje. Dyshohet se mbi viktimën është derdhur një karikator kallashnikovi pasi në vendgjarje janë gjendur më tepër se 30 gëzhoja ku një pjesë e tyre e kanë kapur në trup, kryesisht në bark.

Përsa i përketë banesës së 43-vjeçarit ka patur kamera sogurie çka tregon se personi në fjalë i druhej një atentati të mundshëm, ku mendohet se kamerat kanë fiksuar ngjarjen. 43-vjecari në banesë jetonte me nënën e cila ka qënë ajo që ka lajmëruar policinë e Vlorës por edhe në dëshminë e saj të parë përpara bluve të Vlorës nuk ka ndihmuar shumë për ngjarjen pasi s’ka mundur ti shoh autorët.

Dinamika e plotë e ngjarjes

43 vjecari ka qënë duke u kthyer në banesën e tij. Përgjatë gjithë rrugës së kthimit sic duket ka pikasur një automjetë që po e ndiqte. Eshtë futur tek kthesa e shtëpisë së tij, një kthesë ku nuk kthehen shumë makina në atë orë.

Advertisement

Kur ka parë një automjetë të llojit BMW që po e ndiqte edhe aty. Ka dal me vraë duke lënë automjetin Renault Clio të ndezur. Eshtë larguar me shpejtësi në drejtim të shtëpisë.

Autori apo autorët  e kanë ndjekut me vrap nëpër shkallë, pak metra pranë banesës së tij e kanë qëlluar afro 30 herë duke e ekzekutuar.

Autorët janë larguar me shpejtësi me atuomjetin e llojit BMW ku i kanë vënë edhe flakën.

Hetimet

Sipas burimeve ngjarja po hetohet në dy drejtime. Larje hesapesh midis bandave pasi Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velajt të vrarë në masakrën e Çoles por edhe për narkotikë pasi 43-vjeçari dyshohet se ishte aktiv edhe në tregun e narkotikëve në Vlorë çka e tregon fakti se në 2019 së bashku me 6 të tjerë u arrestua nga policia e Vlorës në operacionin e quajtur Vjeshta.

Mendohet se më parë e ka ndryshuar edhe emrin nga Shkëlzen në Altin për shkak të problemeve me ligjin.

Advertisement
146
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com