Vrasja që tronditi Greqinë: Sa vite burg mund të dënohet piloti 32 vjeçar

Advertisement

Piloti 32 vjeçar nga Greqia Babis Anagnostopoulos është penduar për krimin dhe ka kërkuar që t’i jepet një dënim shembullor. Por në seancën e dytë, ai është shfajësuar duke thënë se bashkëshortja e tij donte të ndahej nga ai dhe donte t’i merrte fëmijën. Në një tjetër dëshmi kontradiktore ai ka thënë se bashkëshortja e tij Caroline, 20 vjeçare e kishte kërcënuar se do të mbytej bashkë me vajzën e saj.

Vrasja që tronditi Greqinë: Sa vite burg mund të dënohet

Vrasja që tronditi Greqinë: Sa vite burg mund të dënohet

Vrasja që tronditi Greqinë: Sa vite burg mund të dënohet

Çështja tronditëse penale vijon, dhe pasi të dalë në seancën e fundit gjyqësore, do të merret vendimi përfundimtar për dënimin e tij.

Vrasja që tronditi Greqinë: Sa vite burg mund të dënohet

Por sa vite mund të dënohet piloti 32 vjeçar që mbyti bashkëshorten me jastëk dhe para se të rrëfente krimin e mohonte duke thënë se shtëpia ishte grabitur nga hajdutë dhe se ata mund të kenë qenë vrasësit.

Ai akuzohet për dy krime dhe dy kundërvajtje dhe dënimet e parashikuara nga Kodi Penal grek për krimet specifike janë si më poshtë:

– Për krimin e vrasjes me dashje të kryer në një gjendje të qetë mendore, paragrafi 1 i nenit 299 të Kodit Penal, thotë se “kush vret një tjetër dënohet me burgim të përjetshëm ose me burgim të përkohshëm të paktën dhjetë vjet”. Nëse akti nuk është i mirëmenduar shqiptohet burgimi deri në 15 vjet.

– Për veprën penale të keqpërdorimit të kafshëve ( Ai ka vrarë edhe qenin e shtëpisë) parashikohet dënimi me burgim deri në 10 vjet. Ekziston gjithashtu një gjobë deri në 500 njësi ditore, shuma e së cilës përcaktohet nga 50 deri në 100 euro secila.

Advertisement

– Për kundërvajtjen e akuzës së rreme sepse bëri të dyshuar të tjerë, neni 230 i Kodit Penal përcakton se “kushdo që bën fajtor një të dyshuar tjetër, ose pretendon në mënyrë të rreme në fillim se është kryer një krim ose kundërvajtje, do të dënohet me burgim në deri në një vit ose gjobë”.

–Për kundërvajtjen e depozitimit të rremë të vazhdueshëm në autoritete, paragrafi 1 i nenit 224 të Kodit Penal parashikon si më poshtë:”Kushdo që, ndërsa merret në pyetje si palë ose dëshmitar në një gjykatë ose para një autoriteti kompetent për të kryer një ekzaminim të çështjes në fjalë, me vetëdije paraqet informacion të rremë në lidhje me atë rast ose mohon ose fsheh të vërtetën, do të dënohet me burgim në të paktën tre muaj deri në tre vjet dhe gjobë “.

Pra, nëse 32 vjeçari Babis Anagnostopoulos nuk do të dënohet me burg përjetë mund të dënohet me rreth 30 vite burg, ose me burg përjet plus 15 vite për akuzat e tjera.

Advertisement
309
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com