Vrasja e studentes në Greqi, zbulohet personi që bashkëpunoi me pilotin

Advertisement

Policia greke e ka zbuluar tashmë emrin e personit që ka bashkëpunuar me pilotin 32-vjeçar, Babis Anagnostopoulos në vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare. Sipas gazetës Spirto, efektivët e dinë kujt i përket zëri, pasi personi që merrte psikologen dhe e kërcënonte që të mos fliste, nuk kishte përdorur ndryshues.

Eleni Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërcënimeve me telefon, ajo pretendoi se kishte pasur edhe sulme ndaj makinës së saj.

Psikologia i tregoi Policsë për 20 seancat që pati me viktimën, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa zbuloi Caroline ndjehej e bllokuar nga piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos. Sipas të njëjtave burime, Caroline i kishte thënë: Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim.

Advertisement

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin.

Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka folur për një bashkëpunëtor. Mesa duket ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.

 

Advertisement
627