Vranësira dhe kthjellime, mësoni si do të jetë moti sot

Advertisement

Dita e diel do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim, gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, hera-herës reshje në formë shtrëngatash kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Advertisement

Era nga veriperëndimi- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 10 m/sek.

Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.

Advertisement
286