Vlora nën “pushtetin” e flakëve, Dritan Leli del vetë në terren: Situata po stabilizohet pas ndërhyrjes së helikopterëve

Advertisement

Prej disa ditësh në Vlorë janë aktive disa vatra zjarri, që kanë djegur sipërfaqe të madhe me bimësi dhe po rrezikojnë edhe banesat e qytetarëve.

Kryebashkiaku Dritan Leli ka dalë vetë në terren mëngjesin e sotëm për të vëzhguar nga afër situatën, teksa njofton se ndërhyrja e helikopterëve ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar që përfshiu Karaburunin.

“Nga Dukati, po shohim këtë mëngjes një dritë shprese që njësoj si për natyrën vlen edhe për sakrificën e atyre dhjetëra djemëve të Zjarrëfikëses, Ushtrisë, përfaqësuesve të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkisë Vlorë. Mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura, për të ndërhyrë në fikjen e zjarreve nga ajri, ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar që përfshiu Karaburunin në ditët më të nxehta të korrikut”, shkruan Leli.

Advertisement
Advertisement
306
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com