Vizita e fundit e Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë do të jetë në Shqipëri, zbulohet data

Advertisement

Vizita e fundit e kancelares gjermane Angela Merkel, përpara se të largohet nga politika do të jetë në Shqipëri.

Merkel ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, në 14 shtator të këtij viti.

Iniciativa e pagëzuar si “Procesi i Berlinit” është ndërmarrje e kancelares gjermane, e cila tashmë po mbush dy dekada në pushtet.

Ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator.

Merkel e ka vizituar vendin tonë në vitin 2015, gjatë mandatit të parë të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Advertisement

“Berlini zyrtar konsideron se Tirana dhe Rama për këto vite kanë relaksuar marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit, veçanërisht me vizitat e ndërsjella në Tiranë dhe Beograd, të cilat ishin në fillim me armiqësi, por më pas me tone të relaksuara”, tha për AP burimi.

Në këtë vizitë, Merkel do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, me përjashtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Në përfundim të takimit, Merkel pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Advertisement
276