Video:Shefi i Aluiznit Vlorë pazar me biznesmenin Helidon Gjikoka

Advertisement

Gjyqtari i Apelit Tiranë Gramoz Levanaj ka dekonspiruar hetimet e Prokurorisë Tiranë Helidon Gjikoka i cili është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtari Gramoz Levanaj, i cili për detyrë të caktonte ose jo masën e sigurisë në Apelin e Shkallës së Parë, njoftoi biznesmenin, i cili ishte në hetim, se ndaj tij do të merrej një masë sigurie, duke dekonspiruar arrestimin e tij. Tashmë i njoftuar, Gjikoka ia ka mbathur, ndërsa çështja të vazhdojë të “djegë zyrtarë të tjerë”. 

Burime për infront.al bëjnë me dije se falë informimit, pronari i “Ambel Beach“, tashmë ndodhet në Angli, duke mos u arrestuar dot nga Policia e Tiranës.

Biznesmeni është në kërkim, pasi gjatë hetimit ka rezultuar se është i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, Ilir Kokës.

Prona në fjalë ndodhet në një zonë të lakmuar në Dhërmi,

Nga Spak është një heshtje Totale në hetimin dhe arrestimin e bandës kriminale të Aluiznit Vlorë, duke u bërë palë me krimin e organizuar të cilët kanë vjedhur pasurinë e mësipërme.

Policia dhe Prokuroria SPAK duhet të kalojnë në “sitë” për të arrestuar edhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të cilët janë të implikuar në këtë Aferë Korruptive.

Këta zyrtarë, në shkelje të ligjit kanë vijuar procedurat për të hipotekuar tokën e tjetërsuar dhe godinat në Favor të biznesmenit Gjikoka.

Pronari i ligjshëm i truallit dhe i godinave është shtetasi  Ilir Koka, të cilit biznesmeni i mori pronën.

Fillimisht, disa vite më parë, biznesmeni ia mori pronën truall plus Godina me qira Kokës, dhe qëllimi sipas ka qenë tjetërsimi i cili është realizuar me sukses dhe aktualisht po ndihmohet nga Prokuroria Vlorë .

Toka dhe godinat e  Ilir Kokës u bënë të  Helidon Gjikokës falë edhe zyrtarëve të shtetit.

Fati i buzëqeshi tashmë për herë të dytë, dhe pas njoftimit me fletëthirrje nga gjyqtari Gramoz Levanaj, biznesmeni arriti të largohej shumë larg Shqipërisë.

Njëkohësisht SPAK hesht për këtë bandë kriminale në krye të shtetit,  duke filluar nga Aluiznit Vlorë, njëkohësisht prokuror dhe Gjyqtarë të cilët kanë lënë dosjet nën sirtar, duke u bërë palë në pazare,  të dyshuara të kryera mes biznesmenit dhe të prokurorëve Vlorë.  

Në videon që po ju paraqesim shfaqet ish shefi i legalizimeve që ka qënë kyçi i këtij korrupsioni  shtetasi A. Rr,  ku në kohën 0:29 min: shprehet se : ja ta shikoni të vihet nga mbrapa kush të dojë ti dhe perëndia, prona është me certificate, po apo jo e ke me vërtetim hipotekor, bë ça të duash të hidhesh pupthi ti, dhe ndonjë tjetër dhe kë ke ti nga mbrapa.

Advertisement

Cfarë interesi ka ky shtetas  të na tregoj se prona është me çertifikatë po apo jo, mesazh i cili jepet nga objekti i legalizuar prej tijë dhe aktualisht është në emër të Helidon Gjikoka?.

Do të thotë se ky shtetas ka kryer veprime me këtë pasuri dhe ka interes në këtë objekt veprime të cilat duhet të zbardhen nga SPAK. 

Theksojmë se shtetasi A.Rr i biri i Banushit, i datëlindjes 13.02.1987, lindur në Vlorë në 13.02.1987, ka pasur funksionin e  Përgjegjësit të sektorit të Legalizimit. Dhe ka legalizuar pronën në emër të shtetasit  Helidon Gjikoka ,dhe  në mënyrë kriminale del dhe e mbron këtë shtetas dhe dhe aq më tepër në mënyrë jo zyrtare.

Shtetasi A.RR është një shëmbull dhe fakt  i mirfilltë për njerëz të veshur me pushtet që e favorizojnë shtetasin Helidon Gjikoka, të cilët janë dhe më tepër , Prokuror dhe Gjyqtarë në Vlorë.

Kjo dhe shumë video të tjera kompromentuese (korruptive) , do tjua transmetojmë në vijim , dhe infront.al do të bëjë një punë investigative që është detyrë e SPAK,  dhe njëkohësisht Prokurorisë Vlorë e cila është e inkriminuar.

Por në rastin kur SPAK,  dhe njëkohësisht Prokurorisë Vlorë mbyllin sytë para krimit, ftojmë ndjekësit të vlersojnë këto institucione partie në pushtet dhe jo drejtësie.  

Nw postimet në vijim do tju paraqesim video me persona të tjerë të korruptuar

Do ju paraqesim një video ku tregon rrethana se si shtetasi Helidon Gjikoka ka falsifikuar një akt noterial.

Foto të pergjegjesit të legalizimeve në objektin e legalizuar prej tije.

Video e shtetasit A.RR në objektin e përfituar në mënyrë korruptive nga

shtetasi Helidon Gjikoka

Leje e Legalizimit të lëshuar nga shtetasi A.RR në favor të shtetasit Helidon Gjikoka

Advertisement
2587