(VIDEO)Me hanxhar e revolver, grabitet si në filma banka në mes të Athinës, autori sapo ishte arratisur nga burgu

Advertisement

Një grabitje e dhunshme si nëpër filma ka ndodhur në mes të Athinës, në një nga lagjet më të njohura të kryeqytetit, në Peristeri. Autorët ishin një 42-vjeçar që ishte arratisur nga burgu dhe një 58-vjeçar grek që shërbeu si shofer.Në videon e publikuar nga mediat greke duket momenti kur autori shkon tek arkëtari, e kërcënon me pistoletë dhe i merr paratë. Më pas ai u largua me ndihmën e një shoferi grek.

Policia i shkoi pas dhe pavarësisht rezistencës së tyre, mundën t’i arrestonin. Autori i grabitjes u arratis nga një burg rural në janar të vitit 2020 pasi ishte dënuar me 28 muaj burg për vjedhje, rezistencë, plagosje e hyrje të paligjshme në Greqi. Dy personat e përfshirë në këtë grabitje së shpejti do të dalin para gjykatës për t’u përballur me masën e sigurisë.

Advertisement
Advertisement
323
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com