(VIDEO)/ Vila mbretëri e Putinit

Advertisement

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka publikuar një video sensacionale në YouTube, vetëm dy ditë pas arrestimit në aeroportin e Moskës

Ai denoncon se Putini ka krijuar një shtëpi luksose, që nuk mund ta quash qytet por një mbretëri të madhe luksose e cila nuk ka fund. Vila luksoze është e ndërtuar në Detin e Zi, me një vlerë prej të paktën 1.1 miliardë euro dhe vila është  e rrethua nga një hapësirë prej 68 hektarësh.

Navalny citon se Putini ka një port, një amfiteatër, një kopsht të madh, një fermë, një vreshtë, vend ku mund të ulen helikopterat. Le të mos flasim pastaj për pasuritë marramëndëse që janë Brenda në vilë, siç është kazinoja e Putinit, madje madje dhe një klub striptizmi. Alexei Navalny ka pohuar se nga kërkimet e tij rezulton se se vila ka edhe furça tualeti të artë me vlerë 700 euro dhe mbajtëse të letrave higjienike të arta me vlerë 1 mijë euro.

Advertisement

Kremlini e ka mohur se është shtëpia e Putinit ndërsa mediat kanë heshtur. Me vidion e tij Navalny citon se kjo shtëpi është e ndërtuar dhe e mirëmbajtur nga lekët e korrupsionit. Vidioja e Alexei Navalny është klikuar së paku 53 milionë here.

Advertisement
170