VIDEO: Policia dhe IKMT “rryshfete” në këmbim të ndërtimeve pa leje.

Advertisement

Qesharake , Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka gjobitur me 20 mln lekë bisnesmenin Artur Bubeqi, për arsye se kishte vendosur katër çadra pa lejen e Bashkisë Himarë , dhe u manifestua dhe u publikua në media si një arritje e madhe  dhe triumf nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policies Himarë, institucione të cilët drejtohen  nga nga njërz të cilët janë kokë e këmbë të korruptuar , alba-neës.net pak ditë më parë ka demaskuar drejtuesit e  lartë të shtetit të,  cilët  kanë kryer dhe kryejnë veprimtari Kriminale dhe aktualisht e kanë kthyer ndërtimin pa leje në Pazar ,  dhe vazhdojnë drejtime të te policise se shtetit.

Shefi i Komisariatit Himarë , Artur Veshaj është në funksion të lartë të policisë i cili ka shkelur vet ligjin, dhe nuk ndërshkohet nga ana e institucioneve përkatëse duke e lejuar  të vijoj detyrën e tijë  në polici dhe me ngritje në detyrë duke e vënë shef komisariati , duket qartë që është një trajtim i pa barabart  me qytetarët e thjeshtë, pasi nëse do të ishte dikush  i cili do të ndërtonte pa leje, policia me njëherë do kishte bërë arrestime të personit që ndërton pa leje për të cilën janë nxjerë akteve administrative vendim nr 16 dt 20.2.2015 “per prishjenn e objektit te kunderligjshem dhe vendimit nr 14 dt 20.2.2015 “per denim me gjobe” leshuar nga IKMT Tirane.  ky drejtues policie ka ndërtuar pa leje nje objekt 3 kate ne lagjen skele te qytetit te Vlores pa i hyre gjemb ne kemb, Duke qënë se 

Advertisement
ndërtimi  pa leje është vepër penale atëher ky personazh i Policisë së Shtetit duhet të ishte dënuar minimalisht 3 vite buurg, por në rastin konkret  jo vetëm se nuk është dënuar por është ngritur në detyrë.

Por njekohesisht Shefi i Komisariatit Himarë Artur Veshaj në bashkpunim me  Inspektoriatin Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë lejuar ndërtime pa leje ne zonen e Dhermiut  të bashkisë Himarë dhe pikërisht 200 metra linear larg bisnesmenit Artur Bubeqi, I proçeduar për arsye se kishte vendosur katër çadra pa lejen e Bashkisë Himarë .

Veprim Kriminal  është kryer  nga shtasi H.GJ  për të cilën është denoncuar mbi 10 herë në polici është kreyr me  djeni te plotë të policise dhe njekohesisht Inspektoriatin Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit por shtetasi H.GJ ja ka dalë të ndërtoj  me veprime korruptive duke ndërtuar në vijën e pare të detit. Dhe duke dëmtuar pasurinë publike.

Advertisement
970