VIDEO/ Italia ‘bombardohet’ nga breshëri gjigand, 4 persona plagosen

Advertisement

Pasditen e djeshme Italia është goditur nga breshëri gjigant, duke sjellë dëme kolosale në disa qytete dhe përgjatë autostradës midis Piacenza dhe Parmës, në Italinë veriore.

Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, tregohen momentet e frikshme të fenomenit natyror i cili ka sjellë edhe dëme të mëdha materiale, por edhe persona të lënduar në mbarë vendin.

Një pronar dyqani 78-vjeçar u plagos në komunën Luzzara të Reggio Emilia pasi moti i tmerrshëm shkaktoi që dritarja e dyqanit të tij të binte mbi të. Burri u shtrua në spital me një frakturë.

Advertisement

Tre persona u plagosën gjithashtu në Modena, me dy prej tyre të lënduar pasi furgoni i tyre u godit nga një prej shumë pemëve që binin.

Advertisement
137