VIDEO/ Hapet qarkullimi në tunelin 5 tek ‘Shqiponja’, ja si devijon trafiku. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Sot kujdes, ndiqni sinjalistikën

Advertisement

Nga sot, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5 tek nyja “Shqiponja”, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve në hyrje të kryeqytetit.

Sipas ekspertëve, automjetet që vijnë nga Durrësi për në zonën e Astirit do të kalojnë në tunelin 5 dhe pasi dalin nga ky tunel, kalojnë te ura e lumit Lanë, pra tek loti dy.

Ndërsa tuneli 3 që deri më sot devijonte qarkullimin për në zonën e Astirit, nga 3 shtatori do të shërbejë në krah të kundërt, pra për të drejtuar trafikun drejt Durrësit.

Ndërkohë nga sot do të hapen platformat mbi tunele për ti dhënë akses hyrjes dhe daljes nga Tirana në autostradën e Durrësit në nivelin zero.

Advertisement

Duke qenë se sot trafiku në nyjen e unazës do të jetë i ngarkuar për shkak të ndryshimeve, i është bërë apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin sinjalistikën dhe sugjerimet e policisë Rrugore.

Ndërkohë që punimet janë drejt përfundimit për realizimin e plotë të kësaj vepre.

Advertisement
258