Vettingu “vatër” ku gjen strehë krimi/ Komisionerja Xhensila Pine me pallat 5 katësh në mes të Tiranës

Advertisement

Bëmat dhe skandalet e njerëzve të drejtësisë nuk kanë të mbaruar. Nuk ka një gjykatë dhe prokurori, ku nuk mund të gjesh skandale. Por jo vetëm aty gjen skandale. KPK është një vatër e madhe në të cilën komisonerët e Vettingut kanë gjetur strehë për të fshehur mashtrimet e tyre.

Redaksia jonë In-front.org ka publikuar fakte mbi komisioneren Pine e cila ka një pasuri të konsiderueshme të padeklaruar. Xhensila Pine ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës dhe askush nuk reagon për këtë gjë. Nuk pyet kush ku i gjeti lekët, kush i’a dha miratimin për të nisur ndërtimin e viles. Për më teper Xhensila Pine nuk e ka deklaruar këtë kullë pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë.

Advertisement

Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimi por pa i caktuar vlerë. Të paktën deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Advertisement
308