Vetting/Rreziku i një 97’ të dytë

Advertisement

Gjyqtar Luan Daci, ka ushtruar funksionin e ndihmës gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Shtatori i vitit 1993 deri në Mars të vitit 1994, ndërsa nga Marsi i vitit 1994 deri në Dhjetor të vitit 1997, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë kësaj gjykate.

Me vendimin nr. 82/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, z. Daci u zgjodh gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, funksion të cilin e ushtron prej Qershorit 2017 e në vazhdim. Por, a i besohet drejtësia një njeriu të korruptuar nga koka te këmbët?

Më poshtë, ju njohim me bëmat dhe lavditë e Z. Luan Daci:

Nga marsi i vitit 1994 deri në Dhjetor të vitit 1997, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë kësaj Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Z. Daci u pushua nga puna në vitin 1997, pasi fshehu për rreth 6 muaj, një vendim të firmës piramidale “Xhaferri”.  Në atë kohë të gjithë shqiptarët u dyndën pranë firmës “Xhaferri”, për të depozituar të ardhurat e tyre me idenë që jo vetëm do ti ruanin paratë e tyre por edhe do të merrnin një përqindje shumë të lartë. E cila ishte e gjitha një mashtrim. Pavarësisht nëse ekziston apo jo një vepër penale si një gjykatës, në mënyrë kategorike nuk duhet të mbahet sekret asnjë informacioni apo dokument. Një gjykatës si Daci, absolutisht që nuk i duhet drejtësisë tonë. Një shprehje e popullit thotë: “U dogjëm nga qumështi dhe do t’i fryejmë kosit”. Kështuqë nuk e pranojmë drejtësinë nga një gjyqtar i korruptuar dhe mashtrues.

Si të mos mjaftonte moskallëzimi për firmën piramidale, organizoi edhe një grevë në mjediset e Gjykatës së Tiranës. Si guxon vallë, një njeri i drejtësisë, aq më tepër i njollosur nga mashtrimi, organizon dhe grevë për drejtësi në mjediset e Gjykatës së Tiranës.

Advertisement

Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit (SPAK) akuzoi zyrtarisht Daci për falsifikim të dokumenteve. Daci u raportua në SPAK nga ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ish-prokurori Cani akuzon Dacin për fshehjen e vendimit të KLD për heqjen e tij nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Mesa duket, z. Daci nuk zuri mend akoma dhe gjatë intervistës në Komisionin ad hoc Parlamentar, fshehu shkarkimin e tij, duke pretenduar se ai kishte dhënë dorëheqjen.

Në fund të hetimit, SPAK kërkoi pezullim nga detyra dhe akuzoi Dacin për falsifikim të dokumenteve. Më 20 maj, Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për pezullimin e gjyqtarit Daci, ndërsa më 5 qershor, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi ta rivendosë atë në detyrë. Kjo është e patolerueshme, dhe për sa kohë ligji po bën akoma një sy qorr e një vesh shurdh për Luanin, vendi jonë rrezikon kthimin e një 1997 të dytë.

Advertisement
327