Vetëm 1 rast me COVID-19 në 24 orët e fundit (SHIFRAT)

Advertisement

Lajm shumë i mirë për Shqipërinë, pasi në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm 1 infektim i ri me koronavirus.

Njoftimin e bën ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërkohë që kujtojmë se prej javësh shifrat e infektimeve kanë qenë shumë të ulëta.

Fatkeqësisht 1 83 vjeçar nga Tepelena nuk ka arritur të fitojë betejbn me COVID-19, duke e çuar në 2455 numrin e viktimave qç nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Advertisement

Janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement
97
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com