Vendet vakante në GJKKO/ KLGJ përsërit thirrjen, vetëm një kandidaturë

Advertisement

Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar disponon akoma vende vakante. Në kuadër të thirrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka aplikuar vetëm një gjyqtar, i cili është Erjon Bani është gjyqtari i vetëm që ka kandiduar për vendet vakante.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka në organigramën e saj 16 gjyqtarë dhe aktualisht ka vetëm 8.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur disa herë garën për vendet vakante, por nuk ka pasur kandidatura.

Në fund të vitit 2020 G

Advertisement
JKKO bëri bilancin e 12 muajve të shkuar në vitin e parë të bërjes së saj funksionale.

Ajo theksoi se ka funksionuar me një numër jo të plotë gjyqtarësh duke shtuar se është shumë e rëndësishme plotësimi i vendeve vakante. Përse vallë gjyqtarët nuk insistojnë të hedhin kandidaturat e tyre për këto vende vakante?!

Advertisement
147