“Vende të sigurta”, BE-ja heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Në listë e vendeve ku hiqen kufizimet e udhëtmive janë edhe SHBA, Hong Kong, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani

Bashkimi Europian njofton se ndonjë nga shtetet antërare mund të vazhdojë të kërkojë test e negative ose një periudhë karantine.

Advertisement

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit. Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, qytetarët e atyre vendeve që nuk janë në listën e sigurt, kanë ende nevojë për pëlqimin e vendit pritës, ndërsa leja nuk kërkohet për ata që vijnë nga një vend që konsiderohet i sigurt.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.

Advertisement
135