Veliaj dha leje ndërtimi mbi tokën e fondacionit “Nxënësit e Jezusit”/ Një topograf merret i pandehur

Advertisement

Miratimi nga Erjon Veliaj, i një leje ndërtimi në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, ka çuar në një përplasje ligjore kompaninë e ndërtimit “AL KONSTRUKSION GBI” dhe fondacionit “Nxënësit e Jezusit”. Kryebashkiaku Veliaj ka miratuar lejën e ndërtimit për ndërtimin e një kompleksi pallatesh 3 deri në 4 kate, por sheshi i ndërtimi i miratuar në bashki prek dhe pronën e fondacionit “Nxënësit e Jezuesit” si dhe pronën e shtetases Zoje Brahja. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Erjon Veliaj, ka miratuar një lejë ndërtimore duke e mbivendosur sheshin e ndërtimit me 123 metra katror në sipërfaqen e tokës të fondacionit “Nxënësit e Jezusit”. Për këtë shkak është marë si i pandehur dhe dërguar në gjykatën e kryeqytetit, Agron Sanxhaku, me detyrë specialist topograf në zyrën e kadastrës në Bashkinë Tiranë. Sanxhaku, akuzohet nga prokurori çështjes, Ervin Karanxha, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas hetimin me azhonimin e gent-planit që mban datën 26 Maj 2019, nuk ka paraqitur të dhëna të sakta në azhonimin e gjëndjes faktike në terren të dy pasurive të konfirmuara nga zyra e hipotekës Tiranë. Nga ana tjetër kryebashkiaku, Erion Veliaj, në 9 gusht 2019 ka miratuar një lejë ndërtimi për llogari të kompanisë “AL KONSTRUKSION GBI” që administrohet nga biznesmeni Ismaili,duke shtrirë sheshin e ndërtimin plot 123 metra mbi sipërfaqen e tokës së Zoje Brahja dhe fondacionit “Nxënësit e Jezusit”. “…konkretisht marrja e pronës nga firma “Al- Konstruksion GBI”, është bërë nëpërmjet paraqitjes se rrethanave te rreme dhe lejes së ndërtimit te dhënë nga Bashkia Tiranë…”-thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë. Punonjësit e zyrës së Kadastrës së Bashkisë Tiranë, që kanë hartuar dhe miratuar gent-palanin e datës 26 Maj 2019, mbi të cilin është miratuar leja e ndërtimit në 9 gusht 2019, kanë vepruar hapur në shkelje ligjit, e konkretisht në shkelje të hapur të urdhëresës së datës 4 dhjetor 2017 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. “…nëse do ishte kryer ky veprim sipas kësaj urdhërese të Kryetarit të bashkisë Tiranë, do rezultonte mbi vendosje e pasurive të paraqitura nga subjekti ndërtues “Al- Konstruksion GBI” Sh.p.k, me pasurinë e shtetases Zoje Brahja. Ne këto rrethana nuk do të ishte miratuar gent-plani dhe as leja e ndërtimit, pa bërë saktësimin e pasurive objekt. Ky veprim i paligjshëm ka sjelle pasoja në dëm të shtetases Zoje Brahja, te cilës i është përfshirë padrejtësish një pjesë nga pasuria e saj, brenda këtij gent- plani, ku pa zhvillohet leja e ndërtimit nga subjekti ndërtues “Al- Konstruksion GBI” Sh.p.k….”-thuhet në dosjen e prokurorisë. Në ketë mënyrë provohet lidhja shkakësore midis veprimit dhe pasojës se ardhur në rastin konkret. “…nga ana tjetër është cënuar rëndë prona e fondacionit “Nxënësit e Jezusit”. Topografi Agron Sanxhaku, e dinte mjafte mirë se prona, ku po jepej leja është në konflikt, e dinte se azhornimi i bërë nga ana e tij, ka cënuar Tokën e Kishës si dhe banorët e zonës, duke i futur ata në konflikt me njëri-tjetrin, pasi pas dhënies së lejës kanë ardhur edhe pasoja të rënda”-thotë prokuroria.

Advertisement
Advertisement
2362