Vdes ish-zyrtarja e lartë shqiptare, dyshohet se ra nga ballkoni i shtëpisë, detajet e rënda

Advertisement

Ditën e sotme është gjetur pa shenja jete një shtetase në Gjilan e cila është ish asamblistja e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arzie Nuhiu.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Ai shtoi se dyshimet fillestare janë se Nuhiu ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

“Në vendngjarje ka mbërritur ndihma e parë por me pas u konstatua e vdekur nga mjeket. Në vendngjarje ka shkuar edhe prokurori i shtetit për ‘Krime të Rënda’, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Prishtinë. Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen.Hashani pohoi se rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke u udhëhequr nga Policia e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
273
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com