Vdekja e 3 kosovarëve nga helmimi në Gjirin e Lalzit, dalin detaje të reja/ Ja çfarë thonë mjekët

Advertisement

Ditën e sotme kanë dalë detaje të reja nga vdekja e tre turistëve nga Kosova në Gjirin e Lalzit.

Familjarët Elfete 78 vjeçe, Afrim djali i saj Afrimi 56 vjeç e gruaja e tij Ferzinaze Haliti 57 vjeçe janë tre pjesëtar të familjes nga Gjilani, të cilët humbën jetën në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit ku kishin ardhur me pushime.

Sipas informacioneve nga qendra shëndetësore Manëz më datë 5 maj rreth orës 11:30 turistët kosovarë janë paraqitur në qendër me simptoma helmimi nga ushqimi dhe të vjella.

Por ata nuk u kanë treguar mjekëve për ngrënien e kërpudhave.

Advertisement

Dy mjekët në këtë qendër shëndetësore u kishin dhënë mjekimet e nevojshme dhe pasi ishin përmirësuar i kishin dërguar në shtëpi.

Mjekët kanë deklaruar se i kanë detoksifikuar dhe çdo gjë e kanë kryer ashtu siç duhet. Tre pjesëtarët e familjes Haliti, nëna djali dhe nusja e tij ndodheshin për një jave në Shqipëri për të bërë pushime.

Advertisement
227
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com