“Varianti i ri është agresiv, përhapet shpejt”. Kryeministri Rama bën apelin e fortë për të gjithë qytetarët

Advertisement

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë qenë së bashku sot në qendrën e re shëndetësore “18 Tetori”, në Dimal. Rama u ndal më tej te vaksinimi.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij ka bërë me dije se është e rëndësishme që çdo qytetar të vaksinohet për ti bërë ballë dhe variantit të ri Delta që është më agresiv dhe përhapet më shpejt.

Ajo që vlen për tu theksuar është se përtej faktit se Shqipëria ka ecur mirë dhe botërisht është klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij procesi, varianti i ri është agresiv dhe përhapet shpejt dhe është i rrezikshëm kur kap ato që janë të vaksinuar. Vaksinimi nuk e bën të paprekshëm individin por e bën virusin më të dobët para individit. Në rastet kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të lehta dhe pa vuajtje. Ndaj është e rëndësishme që të vaksinohemi. Para jush keni një të vaksinuar dhe nuk më ka ndodhur asgjë ndaj është e rëndësishme që të bien poshtë të gjithë teoritë e konspiracionit.

Advertisement
Advertisement
220