Vaksinimi i detyrueshëm i studentëve dhe pedagogëve, reagon Luçiano Boçi

Advertisement

Pak pas deklaratës së Kryeministri Rama për vaksinim të detyrueshëm për studentët dhe pedagogët, ka ardhur dhe reagimi i deputetit të zgjedhur të PD-së, Luçiano Boçi.

Ky i fundit theksoi se Rama pafytyrësisht kërkon që të mbulojë dështimet duke bërë deklarata detyruese.

“Nuk jam vaksinuar, unë mendoj se qytetari duhet ta zgjedh vetë kohën dhe detyrimin. Ende flasim për shifra të ulta të vaksinimeve, dhe nuk duhet të bëhen deklarata detyruese. Pafytyrësisht vetë kërkon që ta mbulojë me deklarata detyruese. Është e udhës që pedagoget dhe studentët të kryenin vaksinimin, siç kemi kërkuar me mësuesit. Habitem se pse kaq muaj me vonesë dalim me deklaratë krejtësisht të vonuar. Duket se është bërë ritual që vetëm Rama deklarohet ministrat heshtin. Ai mendon se kështu do vazhdojë.”, -tha Boçi.

Mes të tjerash Boçi tha se deri më tani qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19, ku shifrat e infektimeve këto ditë janë rritur ndjeshëm.

“Nuk ka masa nga ana e qeverisë. Komiteti i Eksperteve nuk bëri ndonjë ndryshim. Këtu duhet gjendur përputhjeje mes alarmit të qeverisë dhe të kryeministrit. S’ka rakordim të emergjencave civile, siç është rasti i pandemisë. Studentët dhe pedagogët duhet të ishin vaksinuar me kohë. Shpresojmë dhe urojmë që situata të jetë e lehtë dhe të angazhimit të njerëzve që të kuptojnë rëndësinë e vaksinimit. Ne si parti nuk kemi qenë kundër vaksinimit, por qeveria duhet të gjejë mënyrën e qasjes te kategoritë e caktuara. S’ka pasur politikë konstate të qeverisë për vaksinat. Duhet të ishte qeveria ajo që duhet t’i kishte orientuar. Sot do të kishte kërkesë nga njerëzit për t’u vaksinuar. Kemi shtrënguese nga vendet e BE dhe udhëtimi kushtëzohet nga pasaportat e vaksinimit.”, pohoi Boçi.

Advertisement
Advertisement
261
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com