Urdhëroi arrestimin e Ardian Çapjas/ Merret në mbrojtje prokurori Ritvan Suka

Advertisement

Prokurori i Elbasanit, Ritvan Suka është marrë në mbrojtje nga policia e qytetit pas arrestimit të Ardian Çapjas dhe shpalljen në kërkim të Florenc Çapjat.

Pasi Ardian Çapja konsiderohet si një nga personat më me ndikim dhe lidhje të fuqishme në qytetin e Elbasanit, policia ka marrë mbrojtje prokurorin i cili urdhëroi arrestimin e tij.

Advertisement

Kujtojmë se Ardian Çapja u arrestua dy ditë më parë në banesën e tij nga forcat RENEA, pasi është i dyshuar për vrasjen e ndodhur në vitin 2012 ku së bashku me shtetas të tjerë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri.

Advertisement
229