“Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”/ Ja ‘frika’ për komisonerin Roland Ilia

Advertisement

Burime pranë portali inftont.org  kanë zbuluar aferat korruptive ku ka qenë I përfshirë komisioneri i Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia. Fillimet e tij janë si pedagog në universitetin e drejtësisië në Shkodër por me datë 3 qershor të 2016-ës  ndodh habita. Atij i  është regjistruar një procedim penal nga organi i akuzës në Shkodër, bazuar materialit hetimor të referuar nga drejtoria e policisë Shkodër për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Për këtë Procedim është dhënë dhe një masë sigurimi detyruese dhe është pikërisht vendimi nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.

Advertisement

Prokuroria Shkodër ka mbyllur këtë procedim në mënyrë Korruptive , dhe njëkohësisht është publikuar informacioni se  petagogu i asaj kohe Roland Ilia ka mbi 12 përgjime erotike me student të tij që ju kërkon të shohin tavanin në këmbim të notës kaluese , transkripte përgjimesh që do fillojmë ti publikojmë nga dita e nesërme pas marjes së pëlqimit të viktimave.

Pavarësisht llumit ku është përfshirë ky person i pamoralshem qëndron në zyrë e KPK, I lumtur dhe i paprekur nga drejtësia. Edhe për sa kohë duhet që faktin e gjyqytarëve dhe prokurorëve ta vendos një njeri që nuk ka as nivelin, as përgatitjen dhe as kapacitetin për të bërë një gjë të tillë.

Advertisement
160