U vra me 15 plumba në Vlorë/ Familjarët e 35-vjeçarit rrahin mjekët e spitalit

Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, në zonën e Skelës, pranë Pallatit të Sportit. Është ekzekutuar përpara servisit të tij në lagjen “Pavarësia” 35-vjeçari Delon Troqe.

Drejt tij u qëllua një karikator kallashnikovi, ndërsa atë e kapën rreth 15-20 plumba (pritet ekspertiza mjekoligjore). Mirëpo viktima nuk ndërroi jetë në vend, pasi u dërgua gjallë në spitalin e Vlorës, por ishte tepër vonë.

Advertisement

Burime për mediat bëjnë me dije se familjarët e tij kanë shkuar me shpejtësi, dhe pasi kanë mësuar se ai ndërroi jetë, kanë fajësuar mjekët e spitalit duke i dhunuar.

Advertisement
200
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com