U tërhoqi vëmendjen karabinierëve me kutinë e kartonit, shqiptarit i kapen 60 kg kanabis

Advertisement

jë 40-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane mbrëmjen e të enjtes, 2 shtator, teksa u kap me 60 kg kanabis.

Operacioni u zhvillua në Arezzo, ku karabinierët ishin duke zhvilluar patrullimin e përditshëm.

Policia vuri re makinën e shqiptarit, ku ky i fundit bëri disa lëvizje të dyshimta.

Më tej 40-vjeçari ka hedhur nga xhami i makinës një kuti kartoni, brenda së cilës u gjet 5 kg kanabis.

Kjo nuk mjaftoi për policinë italiane, e cila vendosi të zhvillonte kontrolle të tjera, në një magazinë e cila administrohej nga shqiptari.

Advertisement

Nga kontrollet policia arriti që të zbulonte në një zyrë disa çanta me drogë, me peshë 55 kg.

Sipas specialistëve nëse lënda narkotike do të hidhej në treg, ajo kapte vlerën e 500 mijë eurove.

Ndërkohë shqiptari u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.

Advertisement
230