U rikthye në fushë pas tragjedisë, Ronaldo i dedikon golin djalit të tij të porsalindur që humbi jetën! Ja gjesti i yllit portugez

Advertisement
Advertisement

Cristiano Ronaldo është lojtari i katërt në historinë e Premier League që shënon 100 gola për Manchester United.

Goli i tij historik erdhi kundër Arsenalit në Emirates Stadium, 7.042 ditë pasi ai hapi llogarinë e tij EPL në një fitore 3-0 ndaj Portsmouth në 2003.

Goli i 100-të i Ronaldos në Premier League erdhi në paraqitjen e tij të 223-të në këtë kompeticion.

Këtë rekord tashmë e mbajnë Ryan Giggs, Paul Scholes dhe Wayne Rooney.

Ylli portugez u rikthye në fushën e blertë pas humbjes tragjike të djalit të tij të porsalindur. Në minutën e 7 të lojës, tifozët e dy skuadrave duartrokitën në mbështetje të yllit portiguez dhe familjes së tij pas vdekjes së djalit të porsalindur të Ronaldos.

Goli i Ronaldos u shënua në minutën e 34-të kundër Arsenalit, të cilin duket se ia dedikoi foshnjës së tij, që nuk arriti të mbijetonte gjatë lindjes.

Në momentin kur shënoi në rrjetë, sulmuesi tregoi me gisht nga qielli dhe ngriti sytë lart, një gjest që u duartrokit nga tiozët.

Advertisement
310